DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje për dokumentet e luftës

1 Tetor 2026
A A
Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje për dokumentet e luftës
Share on Facebook

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) ka nënshkruar në Zagreb dy marrëveshje bashkëpunimi me institucione kroate.

Njëra marrëveshje është nënshkruar me Arkivat Shtetërore të Kroacisë, ndërsa tjetra me Qendrën Kroate Memoriale-Dokumentuese të Luftës Atdhetare.

Sipas IKKL-së, marrëveshjet synojnë lehtësimin e qasjes në dokumentacionin që ruhet në Kroaci, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe zhvillimin e hulumtimeve të përbashkëta.

Bashkëpunimi ka nisur edhe në praktikë, pasi zyrtarë të IKKL-së gjatë kësaj jave po ndjekin trajnim profesional në Arkivat Shtetërore të Kroacisë.

Gjatë vizitës në Zagreb, drejtori ekzekutiv i IKKL-së, Atdhe Hetemi, prezantoi punën e deritanishme të institutit dhe diskutoi me përfaqësuesit e institucioneve kroate për hapat e ardhshëm të bashkëpunimit.

Me këto marrëveshje, Kroacia i është shtuar Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinës, me institucionet e të cilave IKKL ka vendosur bashkëpunim.

IKKL ka theksuar se dokumentacioni për luftën në Kosovë ruhet në arkiva të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, ndërsa bashkëpunimi me institucionet përkatëse është pjesë e punës së institutit për mbledhjen dhe hulumtimin e këtij dokumentacioni.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 741)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 214)
  • Opinione (57)
  • Showbiz (197)
  • Sport (465)
  • TV (106)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com