DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Wesley Clark: Shqiptarët kishin të drejtë të rebeloheshin, kur e thashë në Hagë, ata më ndërprenë

2 Tetor 2026
A A
Konferenca e investitorëve amerikanë, Clark: Jam krenar me popullin e Kosovës
Share on Facebook

Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, e ka cilësuar ofendues dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Clark tha se nuk i ishin paraqitur prova për veprimet për të cilat mund të mbahej përgjegjës ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai theksoi se gjatë luftës Thaçi nuk ishte drejtuesi i operacioneve ushtarake dhe nuk kishte kontroll të përditshëm mbi atë që ndodhte në luftime.

“Unë e kam takuar dy herë Hashim Thaçin gjatë konfliktit në Kosovë. Ai nuk ishte udhëheqësi, Agim Çeku ishte drejtuesi. Hashim Thaçi fliste gjermanisht, ai nuk kontrollonte përditë se çfarë ndodhte në luftime”, tha Clark.

Ai shtoi se edhe pas përfundimit të luftës ishte e vështirë të kontrollohej gjithçka që ndodhte, duke përmendur mundësinë që individë të kthyer nga lufta të kenë kryer veprime të caktuara si pasojë e përvojave të tyre gjatë konfliktit.

Ish-komandanti i NATO-s theksoi se shqiptarët e Kosovës kishin të drejtë të rebeloheshin kundër pushtuesit serb. Ai kritikoi qasjen e gjykatës ndaj përgjegjësisë për vrasjet, duke e cilësuar vendimin si ofendues.

“Shqiptarët e kanë pasur të drejtën e rebelimit. Por gjykata thoshte se dikush u vra dhe se dikush duhet të merret përgjegjës për këtë vrasje. Kjo ka qenë deviza e gjykatës. Vendimi është ofendues”, deklaroi Clark.

Për ta ilustruar qëndrimin e tij, Clark iu referua edhe situatës në Iran, duke ngritur pyetjen nëse personat që rebelohen kundër një regjimi duhet të dënohen në rast se gjatë kryengritjes ndodh ndonjë vrasje.

Ai tha se këtë argument e kishte paraqitur edhe në Hagë, por ishte ndërprerë nga të pranishmit, pa e kuptuar arsyen e ndërhyrjes.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 742)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 220)
  • Opinione (57)
  • Showbiz (197)
  • Sport (465)
  • TV (106)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com