DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

BE-ja reagon pas protestave në Kosovë: Demonstratat paqësore janë e drejtë themelore

2 Tetor 2026
A A
Zyra e BE e shqetësuar që Kuvendi po mbetet i pakonstituuar edhe pas skadimit të afatit kushtetues më 7 gusht
Share on Facebook

Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur me protestat e zhvilluara në Kosovë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se demonstratat paqësore janë pjesë e të drejtave themelore në një shoqëri demokratike.

Në një përgjigje një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha se BE-ja po e përcjell nga afër situatën në Kosovë.

“Demonstratat paqësore janë një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

BE-ja ka bërë të ditur se do të vazhdojë ta monitorojë situatën në vend.

“Ne do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër situatën”, thuhet më tej në përgjigjen e zëdhënësit evropian.

Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me protestat e zhvilluara para zyrave të misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, BE-ja ka dhënë edhe një sqarim lidhur me funksionimin e këtij misioni.

“Për informacionin tuaj, mund të konfirmojmë gjithashtu se EULEX-i është plotësisht funksional”, thuhet në përgjigje.

Reagimi i BE-së vjen pas protestave dhe zhvillimeve në Kosovë që pasuan aktgjykimin e 16 shtatorit në Hagë. Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, për vepra penale të luftës.

Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet burgim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 742)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 226)
  • Opinione (57)
  • Showbiz (197)
  • Sport (465)
  • TV (106)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com