Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se janë përfshirë në një mosmarrëveshje dhe kanë kryer veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “kanosja”.
Rasti ka ndodhur më 1 tetor, rreth orës 20:00, në rrugën “Kadri Bajri” në Pejë, ku Policia ishte njoftuar për një mosmarrëveshje mes disa personave.
Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast kanë arrestuar dy të dyshuar.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë CZ, një pistoletë Zoraki, dy karikatorë dhe 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave policore, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
