Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka deklaruar se ndërkombëtarët po përdorin standarde të dyfishta lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në një postim të bërë në Facebook, Behrami ka shkruar se në përmbledhjen prej 39 faqesh të aktgjykimit, fjala “UÇK” përmendet mbi 114 herë, ndërsa shprehja “përgjegjësi individuale” vetëm dy herë.
“Dhe megjithatë, miqtë tanë ndërkombëtarë po na thonë se bëhet fjalë vetëm për krime individuale. Për besë, marre”, ka shkruar Behrami.
