Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.
Takimi, i cili u zhvillua në objektin e Qeverisë së Kosovës, zgjati rreth dy orë. Në fokus të bisedimeve ishin çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, si dhe ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Pas përfundimit të takimit, ende nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare nëse është arritur ndonjë dakordim mes Kurtit dhe Hamzës.
