DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Valdete Daka: Kam qenë viktima e parë e sundimit të Osmanit dhe Kurtit

2 Tetor 2026
A A
Valdete Daka: Kam qenë viktima e parë e sundimit të Osmanit dhe Kurtit
Share on Facebook

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovë në emisionin “Forum” të DTV Media.

Daka ka deklaruar se ajo ka qenë, “viktima e parë e sundimit të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit”, duke iu referuar shkarkimit të saj nga pozita e kryetares së KQZ-së.

Ajo tha se më 14 qershor 2021, pak kohë pasi Vjosa Osmani ishte zgjedhur presidente, një nga vendimet e para të saj ishte shkarkimi i Dakës nga pozita në KQZ.

“Kam qenë viktima e parë e sundimit të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit. Më 14 qershor 2021, menjëherë pasi është emëruar presidente Osmani, një prej vendimeve të para që ka marrë ka qenë shkarkimi im. Pastaj kanë pasuar edhe dhjetëra shkarkime të tjera”, ka thënë Daka.

Duke komentuar zhvillimet institucionale në vend, Daka ka përmendur edhe situatën rreth institucioneve të drejtësisë dhe Prokurorisë Speciale.

Sipas saj, pas zhvillimeve të fundit institucionale, “institucionet e shtetit janë në duart e Lëvizjes Vetëvendosje”, duke e cilësuar këtë si një zhvillim shqetësues për funksionimin e institucioneve.

Daka ka folur gjithashtu për vështirësitë dhe dilemat që, sipas saj, e kanë shoqëruar konstituimin e institucioneve të reja, duke thënë se beteja e radhës lidhet edhe me institucionet e drejtësisë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 742)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 258)
  • Opinione (57)
  • Showbiz (198)
  • Sport (465)
  • TV (107)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com