DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Zogjani për deklaratën e Gjinit: Statuse të tilla shkruaj edhe unë pas darke

2 Tetor 2026
A A
Zogjani për deklaratën e Gjinit: Statuse të tilla shkruaj edhe unë pas darke
Share on Facebook

Shkarkimi i Blerim Isufajt nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale ka shkaktuar reagime të shumta në skenën politike.

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës reagoi ashpër, duke e cilësuar shkarkimin e Isufajt si “hap të madh drejt totalitarizmit”.

Deklarata e Gjinit është komentuar edhe në emisionin “Forum” të DTV Media, ku analisti politik Jeton Zogjani u shpreh se kryetari i Aleancës duhet të fokusohet më shumë në punën politike dhe në rritjen e numrit të deputetëve.

“Ardian Gjini duhet me i rritë numrat e deputetëve në Kuvend, se statuse të tilla shkruaj edhe unë pas darke”, tha Zogjani në “Forum”.

Reagimi i Gjinit erdhi pasi KPK vendosi të largojë Isufajn nga pozita e kryeprokurorit. Sipas KPK-së, vendimi u bazua në vlerësimin e rrethanave institucionale dhe profesionale, duke përmendur keqmenaxhim, jokompetencë, mospërmbushje të detyrave dhe të standardeve të kërkuara të performancës. Isufaj do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e prokurorit në Prokurorinë Speciale.

Ndërkohë, vendimi ka nxitur debat të gjerë politik, me Gjinin që e ka kundërshtuar publikisht shkarkimin, ndërsa në “Forum” është diskutuar edhe pesha politike e reagimeve ndaj këtij zhvillimi.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 742)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 264)
  • Opinione (57)
  • Showbiz (198)
  • Sport (465)
  • TV (108)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com