DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Abdixhiku, përkujton veprimtarin dhe ish-kryetarin e Mitrovicës, Faruk Spahija, në 21 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta

3 Tetor 2026
A A
Abdixhiku, përkujton veprimtarin dhe ish-kryetarin e Mitrovicës, Faruk Spahija, në 21 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta
Share on Facebook

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përkujton veprimtarin dhe ish-kryetarin e Mitrovicës, Faruk Spahija, në 21 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta:

“Sot, më 3 tetor, kujtojmë me respekt, nderim dhe mirënjohje të thellë jetën dhe veprën e intelektualit, veprimtarit dhe udhëheqësit të shquar, Faruk Spahija.

Faruk Spahija i përket brezit të njerëzve që në periudhat më të vështira të historisë sonë zgjodhën të qëndrojnë në anën e lirisë, demokracisë dhe shtetndërtimit. Me urtësi, përkushtim dhe përgjegjësi qytetare, ai dha një kontribut të çmuar në rrugëtimin politik të Kosovës dhe veçanërisht të Mitrovicës.

I rritur në një familje me traditë të fortë atdhetare, Faruku ishte ndër themeluesit e LDK-së në Mitrovicë dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik, Ibrahim Rugova. Besnikëria e tij ndaj vlerave demokratike, vizionit politik të Presidentit Rugova dhe interesit të përgjithshëm e bënë atë një figurë të respektuar në LDK dhe një udhëheqës të çmuar nga qytetarët e Mitrovicës.

Erta 300×250
Besimi i qytetarëve të Mitrovicës, i dëshmuar dy herë me zgjedhjen e tij në krye të komunës, ishte vlerësim për integritetin, punën dhe përkushtimin e tij. Ndarja e parakohshme nga jeta nuk e lejoi ta përfundonte mandatin e dytë, por puna dhe trashëgimia e tij mbetën pjesë e historisë politike dhe qytetare të Mitrovicës.

Sot, 21 vjet pas ndarjes së tij nga jeta, Faruk Spahija kujtohet si një burrë i urtë, i ndershëm dhe i përkushtuar, që shërbimin publik e kuptoi si përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe vendit. Vepra e tij mbetet pjesë e kujtesës sonë dhe e historisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë përvjetor, shprehim nderimin tonë për figurën dhe kontributin e Faruk Spahisë, si dhe mirënjohjen për gjithçka që ai bëri për Mitrovicën dhe Kosovën.

Lavdi jetës dhe veprës së Faruk Spahija!”

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 200)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com