DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Trajneri austriak flet para përballjes me Kosovën: Austria synon tri pikët ndaj Kosovës

3 Tetor 2026
A A
Trajneri austriak flet para përballjes me Kosovën: Austria synon tri pikët ndaj Kosovës
Share on Facebook

Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, ka thënë se skuadra e tij udhëton në Prishtinë me synimin për t’i marrë tri pikët ndaj Kosovës, në ndeshjen e katërt të grupit në Ligën e Kombeve.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Kosovës, Rangnick ka folur për pritshmëritë e skuadrës së tij dhe mënyrën se si e sheh përballjen që do të zhvillohet të dielën nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri austriak ka theksuar se skuadra e tij duhet të jetë e durueshme gjatë ndeshjes, teksa ka bërë të qartë se Austria nuk dëshiron të largohet pa pikë nga Prishtina.

“Duhet të jemi të durueshëm dhe deri në fund të jetë baras. Durimi duhet të jetë maksimal. Duhet ta shohim edhe një herë ndeshjen e parë dhe pastaj të shohim”, ka thënë fillimisht Rangnick.

Rangnick ka bërë të qartë se objektivi i skuadrës së tij është fitorja, duke e krahasuar këtë ndeshje me atë ndaj Irlandës.

“Natyrisht, nuk duam të humbim në Prishtinë. Por ne duam t’i marrim tri pikët, ashtu siç donim në Irlandë. Në pjesën e dytë luajtëm me të gjitha forcat dhe morëm një pikë”, përfundoi trajneri i Austrisë.

Rangnick ka konfirmuar gjithashtu se në dispozicion ka pothuajse të gjithë futbollistët për këtë përballje. Përjashtim bën Carney Chukëuemeka, i cili mbetet në dyshim për ndeshjen ndaj Kosovës.

Përballja në Prishtinë pritet të jetë një tjetër test i rëndësishëm për të dyja skuadrat, me Austrinë që kërkon pikët e plota dhe Kosovën që synon të shfrytëzojë faktorin fushë për t’u rikthyer te tri pikët.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 770)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 021)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com