DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Tasholli: Synojmë peticion me mbi 500 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së

4 Tetor 2026
A A
Tasholli: Synojmë peticion me mbi 500 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së
Share on Facebook

Platforma “Liria ka Emër” nuk e sheh protestën e 1 tetorit si pikë përmbyllëse të aktiviteteve të saj pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Përkundrazi, përfaqësuesi i kësaj platforme, Ismail Tasholli, ka paralajmëruar një varg aktivitetesh të tjera, përfshirë një peticion që do të shtrihet në të gjitha komunat e Kosovës.

Tasholli në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se ekipi i “Liria ka Emër” tashmë ka diskutuar dhe planifikuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë muajve të ardhshëm, duke paralajmëruar se angazhimi i tyre do të vazhdojë deri në atë që ai e cilëson si kthimin e “çlirimtarëve” në vendin e tyre.

“Po gjithsesi. Ne veç jemi grumbulluar ekipi që jemi rreth ‘Liria ka Emër’ edhe së paku kemi planifikuar aktivitetet njëvjeçare, po gjithsesi edhe dyvjeçare, sado që do të jetë, që ka nevojë. Ne nuk do të ndalemi. Beteja vazhdon, me u dorëzuar kështu nuk e kemi ndërmend përderisa çlirimtarët nuk janë në vendin e tyre. Ne do të fillojmë me një peticion kështu fizik nëpër të gjitha komunat, ashtu qysh kemi shkuar për zbulimin e orës që numëron mbrapsht, edhe kështu do të shkojmë me shtande, ku në mënyrë simbolike do të mbledhim nënshkrimet që pretendojmë që ta kalojnë gjysmë milionin”, ka deklaruar Tasholli.

Ai ka thënë se mbledhja e nënshkrimeve pritet të zgjasë disa muaj, ndërsa synimi është që ato të dërgohen në mënyrë simbolike në institucione ndërkombëtare.

“Po kjo është punë e shtrirë në muaj, ndoshta 3-4 muaj e më shumë, për t’i dërguar ato nënshkrime në mënyrë simbolike në Bruksel, Strasburg dhe në Hagë, sepse ata po thirren në emrin e popullit dhe nëse ia çojmë dokumentacionin e popullit, ata thonë diçka tjetër”, është shprehur ai.

Përveç peticionit, Tasholli ka paralajmëruar edhe protesta të tjera, ndonëse ende nuk është përcaktuar një datë konkrete.

“Po gjithsesi, e kemi diskutuar. Data nuk kemi potencuar në mënyrën e fiksimit të tyre, por nuk do të jetë vetëm peticioni, do të jenë një sërë aktivitetesh të formave të ndryshme, më të ndryshmet e mundshme, kreative gjithsesi, po edhe protesta herë pas hershme gjithsesi”, ka thënë Tasholli.

I pyetur se çfarë pret platforma nga procesi në Hagë, tashmë që rasti është në procedurë ankimore, Tasholli ka thënë se, sipas tij, vendimi duhet të ndryshojë, duke e lidhur këtë me mënyrën se si janë trajtuar faktet gjatë procesit.

“Po nuk ka opsion. Sepse në atë se çka e kemi parë, në mënyrën e artikulimit të thashethemeve të mashtruesve dhe në ofrimin e fakteve, janë dy botë të ndryshme. Nëse ka mbetur një trohë, grimë që thonë drejtësi, ata duhet me u liruar, sepse ajo çka ka ndodhur atje është një precedent i rrezikshëm edhe për Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Tasholli.

Ndërkaq, më 1 tetor, në sheshin e Prishtinës është mbajtur protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në Hagë, më 16 shtator është shpallur aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një prej proceseve gjyqësore më të ndjekura që lidhen me luftën e Kosovës.

Gjykata Speciale dënoi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi me 25 vjet burgim, ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi po ashtu me 25 vjet burgim. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim, ndërkaq Rexhep Selimi me 13 vjet.

Sipas Gjykatës Speciale, Trupi Gjykues konstatoi se të katër të akuzuarit ishin penalisht përgjegjës për krimet e luftës të ndalimit arbitrar kundër 385 personave, trajtimit mizor kundër 49 personave, torturës kundër 303 personave dhe vrasjes së paligjshme kundër 96 personave.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 743)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 324)
  • Opinione (58)
  • Showbiz (199)
  • Sport (467)
  • TV (108)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com