DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Tahiri për Ligjin e Dhomave të Specializuara: Nesër nuk duhet të bëhet lojë

4 Tetor 2026
A A
Tahiri për Ligjin e Dhomave të Specializuara: Nesër nuk duhet të bëhet lojë
Share on Facebook

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës ta miratojë nesër Ligjin për Dhomat e Specializuara në të dy leximet.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Tahiri ka thënë se ky ligj duhet të jetë vetëm fillimi i një angazhimi më të gjerë institucional për mbrojtjen e historisë dhe luftës çlirimtare, shkruan Insajderi.

Ai ka thënë se deputetët nuk duhet ta trajtojnë këtë çështje si përplasje politike, teksa ka kërkuar që në leximin e dytë të shqyrtohen me kujdes amendamentet e mundshme.

“Nesër nuk duhet të bëhet lojë me asnjërin lexim”, ka shkruar Tahiri.

Sipas tij, nëse gjatë shqyrtimit në Komisionin për Legjislacion ka mbetur diçka pa u përfshirë, duhet të bëhen amendamentet e nevojshme për përmirësimin e ligjit.

Tahiri ka vlerësuar se Kosova duhet të ndërtojë një qasje institucionale ndaj procesit gjyqësor në Hagë.

Ai ka thënë se gjatë dy viteve të ardhshme shteti duhet të tregojë seriozitet në këtë drejtim.

“Nesër nuk duhet të jetë fundi i një debati, por fillimi i një pune më të madhe të shtetit për çlirimtarët”, ka shkruar Tahiri.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 743)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 341)
  • Opinione (58)
  • Showbiz (200)
  • Sport (468)
  • TV (108)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com