DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kuvendi mblidhet nesër – Specialja, Byroja për konfiskimin e pasurisë dhe disa zgjedhje në rend dite

4 Tetor 2026
A A
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, në rend dite formimi i komisioneve parlamentare
Share on Facebook

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet nesër në seancë, ndërsa në rend të ditës janë paraparë 10 pika, mes tyre projektligje, marrëveshje financiare dhe zgjedhje në institucione të rëndësishme.

Në krye të rendit të ditës është shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Deputetët pritet të shqyrtojnë edhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, që lidhet me Projektin e Lojërave Mesdhetare XXI në Kosovë.

Në rend dite janë edhe tri marrëveshje financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, që lidhen me IPA 2021, IPA 2022 dhe Programin Shumëvjeçar IPA 2026–2027.

Kuvendi pritet të procedojë edhe me zgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, si dhe me zgjedhjen e kryesuesit të këtij bordi.

Po ashtu, në rend dite janë zgjedhja e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës dhe përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Pika e dhjetë parasheh shqyrtimin e parë të Projektligjit për Byronë Shtetërore dhe Verifikimin e Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Kështu, seanca e nesërme pritet të ketë një agjendë të ngjeshur, me çështje që prekin drejtësinë, financat publike dhe drejtimin e disa institucioneve kyçe.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 743)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 344)
  • Opinione (58)
  • Showbiz (200)
  • Sport (468)
  • TV (108)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com