DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hamza thotë se Specialja dhe Presidenti janë çështje të ndara: S’lejojmë të trajtohen në nivel të pazareve politike

4 Tetor 2026
A A
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Share on Facebook

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është pyetur nëse do të ketë votë për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës në rast se votohet ligji për Dhomat e Specializuara në të dy leximet.

Hamza ka thënë se çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe ajo e zgjedhjes së presidentit janë dy çështje të ndara.

“E para, duhet me i nda këto dy gjëra. Çështja e ligjit dhe çështja e presidentit janë gjëra të ndara. Ligji është nevojë. Ligji e adreson një çështje që i kalon përmasat e një subjektit politik, e një mandatit të një qeverie. Çështjet e individëve, qytetarëve, është një ligj që kërkon drejtësi edhe me u vërtetuar ajo çka është pastërtia e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ka qenë një luftë e imponuar, populli i Kosovës është organizuar për mbrojtjen e të drejtave të veta, për liri, për pavarësi, për shtet dhe ligji nuk ka të bëjë me një parti politike, nuk ka të bëjë me individë, ka të bëjë me mbrojtjen e të vërtetës historike”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka theksuar se ligji, sipas tij, nuk duhet të lidhet me marrëveshje apo pazare politike për zgjedhjen e presidentit.

“Prandaj këtu po flasim për mbrojtjen e të vërtetës historike. E pastaj, normalisht që pasi që veçse afatet kushtetuese po afrohen për presidentin, gjithmonë partitë politike janë për me biseduar edhe për çështjen qysh me i dhënë vendit institucione. Por nuk është që Partia Demokratike e trajton edhe e konsideron edhe e lejon që kjo çështje të trajtohet në nivel të pazareve politike. Është çështje tjetër puna e ligjit dhe është çështje tjetër puna e presidentit”, ka thënë kryetari i PDK-së.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 743)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 344)
  • Opinione (58)
  • Showbiz (200)
  • Sport (468)
  • TV (108)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com