DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ndarja e Dekoratave Presidenciale, Osmani: Familja Jashari nuk u thye asnjëherë, ata përqafuan pavdekësinë

18 Shkurt 2025
A A
Ndarja e Dekoratave Presidenciale, Osmani: Familja Jashari nuk u thye asnjëherë, ata përqafuan pavdekësinë
Share on Facebook

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se në 17 vjetorin e Pavarësisë, po i bëjnë bashkë historinë, sakrificën dhe krenarinë e kombit, në një akt solemn në dekorimin e atyre që bënë Kosovën të lirë dhe shumë të tjerëve që edhe sot vazhdojnë të ndihmojnë ecjen e shtetit përpara.

“Në këtë ditë të shenjtë ne nuk përkujtojmë vetëm një datë, në fakt po e nderojmë një epokë të lavdishme të popullit tonë. 17 vjet shtet, por betejë shumë më e gjatë se kaq për t’i treguar botës se Kosova është e përjetshme. Në këtë ceremoni të veçantë kujtojmë dhe nderojmë ata që dhanë gjithçka për lirinë e këtij vendi”, tha e para e shtetit.

Këto deklarata, Osmani i bëri në ceremoninë e veçantë për ndarjen e Dekoratave Presidenciale, për personalitete të shquara vendore dhe ndërkombëtare.

Ajo tha se familja Jashari është themeli mbi të cilën u ngrit liria e Kosovës.

“Një moment i gjallë i sakrificës dhe heroizmit të pashoq. Në historinë e njerëzimit rrallë herë ka ndodhur që një familje e tërë të flijohet për idealin e shenjtë të lirisë, duke u bërë simbol i qëndresës dhe i dinjitetit kombëtar, dhe motiv për mijëra ushtarë të UÇK-së.

Nga plumbi i parë e deri tek qëndresa heroike e marsit 1998, Jasharët nuk u thyen asnjëherë, nuk u zmbrapsën asnjëherë, ata në fakt përqafuan pavdekësinë”, tha Osmani që tregoi se për herë të parë do të ketë dekorohet me medalje shtetërore e tërë familja Jashari, fakt që sipas saj tregon se shteti i Kosovës nuk e harron sakrificën e tyre sublime.

“Sot titullin hero do t’ia ndajmë Shaban Jasharit, atij që inspiroi familjen dhe djemtë e tij. Kryefamiljarit të familjes Jashari, e kryefamiljarit të gjithë familjes së madhe të quajtur Kosovë. Por deri më sot, familja Jashari si emblemë e lirisë dhe simbol i sakrificës sublime, nuk ishte dekoruar në tërësi.

Andaj kam nderin që në emër të popullit të Kosovës, sot do ta bëjmë dekorimin e familjes Jashari në tërësi, si një akt që synon ta plotësojë këtë mungesë historike duke e njohur sakrificën e përbashkët të secilit anëtar të kësaj familje që luftoi për lirinë e Kosovës”, tha Osmani.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 177)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com