DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“UÇK’në nuk mund ta mbrojë vetëm PDK’ja”- Haxhiu nervozohet pse u propozua të hidhet në lexim të dytë projektligji për Dhomat

5 Tetor 2026
A A
“UÇK’në nuk mund ta mbrojë vetëm PDK’ja”- Haxhiu nervozohet pse u propozua të hidhet në lexim të dytë projektligji për Dhomat
Share on Facebook

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që Projektligji për Dhomat e Specializuara të bëhet sot, nga ora 17:30.

Kërkesën e ka parashtruar Arian Tahiri i PDK’së, ku ka kërkuar mbështetjen e të gjitha grupeve parlamentare.

“Sot është ditë shumë e rëndësishme, jam mirënjohës për votën për të secilit deputet për Ligjin për Dhomat e Specializuara. Mirëpo, duke pasur parasysh që është edhe kohë urgjente edhe moment i rëndësishem, në emër të grupit të PDK-së parashtroj mocionin procedural për shmangie të afateve të përcaktuara në Nenin 76 të Rregullores së Kuvendit për shqyrtimin e këtij projektligji. Propozoj që amandamentet në projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të mund t’i adresohen Komisionit për Legjislacion sot në ora 15:30. Komisioni duhet ta shqyrtojë projektligjin në fjalë dhe raportin me rekomandime t’ua paraqes komisionit të përhershëm”, tha Tahiri.

Me nervozë karshi kësaj kërkese ka reaguar kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.

“Vetëm po ju njoftoj që kështu midis pikave të rendit të ditës nuk bëhen mocionet, ky është rregull që në vazhdimësi e kemi zbatuar. Për shkak të respektit ua kalova fjalën, por nuk është në rregull që të ndëryni midis pikave të rendit të ditës. Ne e kuptojmë ndjeshmërinë e çështjes. Dakordimi ishte: Pas takimit ndërmjet kryetarëve, përkatësisht të VV-së dhe PDK-së, pastaj mund të vijmë me një dakordim për çështjen në fjalë. Kjo u bë para shefave të grupeve parlamentare. Nuk mund të kuptoj se si ka mundësi pak orë prej kohës që kemi marrë vesh vini e ndryshoni qëndrimit. Është shumë e rëndësishme që të jemi bashkë dhe t’i japim vendit president. Ata atje, nëse mbesim pa president, mbesin vetëm. Nuk ka më të rëndësishme sesa presidenti, jo për shkak të emrit të përveçëm, por nuk mund ta çojmë vendin në zgjedhje për shkak të presidentit. Është moskokçarje para përgjegjësive që kemi”, deklaroi Haxhiu.

Ajo tha se përmes këtyre mocioneve po luhet me ndjenjat e protestuesve.

“UÇK’në nuk mund ta mbrojë vetëm PDK’ja”, tha më tej ushtruesja e detyrës së presidentit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 200)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com