DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Daut Haradinaj: Votimi për shfuqizimin e Speciales, moment historik për deputetët

5 Tetor 2026
A A
Daut Haradinaj për vdekjen e Laurent Krasniqit: Ishte punëtor serioz, i përkushtuar dhe i dashur me të gjithë
Share on Facebook

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se votimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale përbën një moment historik dhe jetësor për deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se, ndonëse çështja tashmë ka kaluar në lexim të parë, deputetët kanë ende mundësinë që të marrin një vendim në emër të qytetarëve që i përfaqësojnë.

“Për mua personalisht mendoj që është akt historik e jetësor për një deputet me votu shfuqizimin e Gjykatës Speciale në këtë rast. E di që ka kaluar në lexim të parë, por shpresoj që deputetët në emër të popullit, në emër të qytetarëve që i përfaqësojnë, gjithë ata protestues jo vetëm në Sheshin e Prishtinës, por kudo në botë, e kanë shansin historik me votu sot”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka theksuar se vota e deputetëve është ajo që do të përcaktojë drejtimin e mëtejmë të këtij procesi, duke bërë thirrje për ndërgjegjësim lidhur me përgjegjësinë që bart vendimmarrja.

“E ndërgjegjësimi, e kemi thënë, vota është ajo e cila përcakton se ku do të shkojë, ku do të marrë drejtim ky proces”, është shprehur Haradinaj.

Sipas tij, Kuvendi i Kosovës është institucioni që ka mundësinë dhe legjitimitetin për të marrë një vendim lidhur me këtë çështje.

“Nuk ka institucion tjetër kredibil as në nivel botëror përpos Parlamentit të Kosovës”, ka thënë ai.

Haradinaj ka paralajmëruar gjithashtu se deputetët do të mbajnë përgjegjësi politike dhe para qytetarëve nëse nuk e mbështesin këtë iniciativë.

“E këta e kanë shansin, në rast se nuk votojnë do të mbajnë përgjegjësi, do të japin përgjegjësi para qytetarëve”, ka deklaruar ish-deputeti i AAK-së.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 200)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com