Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka paralajmëruar një protestë në Bruksel më 10 tetor, duke ftuar qytetarët dhe bashkatdhetarët që t’i bashkohen tubimit.
Sipas organizatorëve, lokacioni i protestës është ndryshuar për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve që pritet të marrin pjesë.
Tubimi do të zhvillohet në Rond-Point Schuman, 1000 Bruksel, pranë institucioneve të Bashkimit Evropian.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje, duke thënë se protesta lidhet me kundërshtimin e asaj që ata e konsiderojnë si padrejtësi në lidhje me dënimet e ish-krerëve të UÇK-së.
Protesta është paralajmëruar për 10 tetor në kryeqendrën belge.
