DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ministria e Arsimit thotë se do të trajtojë informatat “për obligimin e nxënësve për pjesëmarrje në protestë”

5 Tetor 2026
A A
Ministria e Arsimit thotë se do të trajtojë informatat “për obligimin e nxënësve për pjesëmarrje në protestë”
Share on Facebook

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, njofton se “ka pranuar informacione dhe dëshmi se në grupe të prindërve në rrjete sociale kanë qarkulluar njoftime për pjesëmarrjen e obligueshme të maturantëve në protestën e paralajmëruar për sot, më 05.10.2026, në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për mbrojtjen e vlerave të saj”.

MASh rikujton se asnjë nxënës nuk mund të detyrohet apo t’i bëhet presion për pjesëmarrje në protesta apo tubime publike.

“Duke qenë se bëhet fjalë për nxënës, shumica e të cilëve janë nën moshën 18-vjeçare, institucionet arsimore kanë përgjegjësi të veçantë për mbrojtjen e tyre, respektimin e të drejtave të tyre dhe garantimin e zhvillimit të rregullt të procesit mësimor”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Orari mësimor duhet të respektohet dhe nxënësit nuk duhet të organizohen apo largohen nga procesi mësimor për asnjë qëllim, vijon reagimi.

Ministria u bën thirrje drejtorive komunale të arsimit dhe institucioneve edukativo-arsimore që të ndërmarrin masat e nevojshme për respektimin e këtyre kërkesave.

“Inspektorati Qendror i Arsimit, në kuadër të kompetencave të tij ligjore, do të monitorojë zbatimin e këtyre kërkesave dhe do të trajtojë çdo informacion apo ankesë lidhur me detyrimin, presionin ndaj nxënësve apo pengimin e zhvillimit të rregullt të procesit mësimor”, përfundon reagimi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 200)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com