Agim Bahtiri ka siguruar mandatin e deputetit me mbështetje të madhe, duke qenë kandidati më i votuar i VETËVENDOSJE! në Mitrovicë dhe që ka marrë shumë vota në gjithë Kosovën.
Ish-kryetar i Mitrovicës për dy mandate, Bahtiri është vlerësuar për angazhimin në zhvillimin e qytetit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Tani, në Kuvendin e Kosovës, ai pritet të vazhdojë përfaqësimin e fortë dhe të punojë për politika zhvillimore dhe sociale në interes të qytetarëve.
