DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bekim Sejdiu del me një qëndrim të gjatë pas insistimit të VV’së se mund ta bindin për president

6 Tetor 2026
A A
Bekim Sejdiu del me një qëndrim të gjatë pas insistimit të VV’së se mund ta bindin për president
Share on Facebook

Bekim Sejdiu, emri i të cilit është përmendur sërish si kandidat për president të Kosovës, ka sqaruar se nuk është pjesë e procesit të zgjedhjes së presidentit.

Sejdiu ka bërë të ditur se më 14 shtator kishte njoftuar tërheqjen e tij nga procesi, për shkak të pamundësisë së arritjes së marrëveshjes mes LDK-së dhe LVV-së, dy partive që e kishin propozuar dhe mbështetur kandidaturën e tij.

“Kam njoftuar krerët e LDK-së dhe Kryeministrin Kurti se unë nuk e konsideroj veten pjesë të procesit të zgjedhjes së Presidentit, për arsye të mos arritjes së një marrëveshjeje politike dhe mungesës së përkrahjes së nevojshme në Kuvend”, ka shkruar Sejdiu.

Ai ka thënë se motivi i vetëm për pranimin e kandidaturës kishte qenë interesi i vendit dhe përpjekja për të ndihmuar në tejkalimin e krizës institucionale.

Sejdiu ka treguar se ditëve të fundit ka qenë në komunikim me krerët e LDK-së, pasi kjo parti fillimisht ia kishte ofruar postin e presidentit në fillim të shtatorit.

Ai ka falënderuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministrin, Albin Kurti, për, siç u shpreh ai, besimin dhe komunikimin korrekt, ndërsa ka shprehur mirënjohje edhe për politikanë të partive të tjera që kanë vlerësuar kandidaturën e tij.

Në fund, Sejdiu ka shprehur shqetësimin për situatën aktuale politike në vend.

“Nuk mund të përmbyll këtë postim pa shprehur dhimbjen time personale për ankthin dhe zhgënjimin që po përjeton Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj. Le të jenë këto momente reflektimi për të gjithë, përtej inateve të ngushta dhe interesave personale”, ka shkruar ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 200)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com