DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

PDK e pranon Justina Pulën për presidente

6 Tetor 2026
A A
PDK e pranon Justina Pulën për presidente
Share on Facebook

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se partia e tij do të shkojë në sallën e Kuvendit për të votuar Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në një konferencë për media, Hamza tha se PDK e konsideron akademiken Justina Shiroka Pula si emër të pranueshëm për presidente, ndonëse, sipas tij, partia nuk ka pasur mundësi të bisedojë me të.

“Për PDK-në është një emër i pranueshëm për presidente”, tha Hamza.

Ai bëri të ditur se, nëse plotësohen kushtet për votim, PDK do ta propozojë edhe deputeten Eliza Hoxhaj si kundërkandidate për postin e presidentes.

“Përveç kësaj, me zhvillim që të plotësohen kushtet, PDK e propozon si kundërkandidate edhe zonjën Eliza Hoxhaj”, tha ai.

Hamza u bëri thirrje deputetëve të partive të tjera politike që të shkojnë në sallën e Kuvendit, duke theksuar se koha në dispozicion është e shkurtër.

“Ne po shkojmë në sallë të Kuvendit, po i presim deputetët e partive të tjera politike. Koha është e shkurtër dhe ne jemi të interesuar ta kemi ligjin për Dhomat e Specializuara”, tha ai.

Kreu i PDK-së theksoi se kandidati për president, sipas tij, është dashur të jetë rezultat i një marrëveshjeje politike.

“Është dashtë me qenë kandidat me marrëveshje politike”, tha Hamza.

Ai gjithashtu bëri të qartë se PDK nuk do të pranojë kandidatë të tjerë përveç Shiroka Pulës dhe Eliza Hoxhajt.

“PDK nuk pranon me pasë kandidate tjetër pos dy kandidateve që i thamë, se përndryshe e dimë që është lojë politike”, deklaroi Hamza.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 200)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com