DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Armëpushim dhe zgjedhje në Ukrainë” – plani që u diskutua mes amerikanëve dhe rusëve

18 Shkurt 2025
A A
“Armëpushim dhe zgjedhje në Ukrainë” – plani që u diskutua mes amerikanëve dhe rusëve
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me bisedimet diplomatike të zhvilluara mes delegacionit rus dhe atij amerikan në Arabinë Saudite.

Fox News shkruan se në takim u diskutuan kushtet e mundshme për një marrëveshje mes Kievit dhe Moskës, e cila përfshin një armëpushim, zgjedhje të reja në Ukrainë dhe një marrëveshje paqe.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, konfirmoi se ekipi amerikan ra dakord të vendosë bazat për bashkëpunim me Rusinë në çështje të ndryshme, përfshirë edhe krijimin e skuadrave të nivelit të lartë për të avancuar procesin e paqes.

Një nga elementët kyç të diskutuar ishte mbajtja e zgjedhjeve të reja në Ukrainë, me supozimin se presidenti aktual, Volodymyr Zelenskyy, ka gjasa të ulëta për t’u rizgjedhur.

Moska beson se një kandidat tjetër do të ishte më fleksibël dhe më i gatshëm për negociata.

Zelenskyy, nga ana e tij, ka kundërshtuar çdo marrëveshje pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të Ukrainës. Në një telefonatë me Donald Trump javën e kaluar, ai i kërkoi ish-presidentit amerikan të mos i besonte Vladimir Putinit, duke e cilësuar atë si një “gënjeshtar”.

Mungesa e përfaqësuesve evropianë në bisedimet e së martës ka ngjallur reagime, sidomos pas kritikave të Zëvendëspresidentit amerikan JD Vance ndaj aleatëve evropianë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut.

Kryeministri britanik Kier Starmer ka bërë të ditur se Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të vendosë trupa në Ukrainë për të garantuar sigurinë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.

KATEGORITË

  • Botë (1 098)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (11 473)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (3)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (439)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com