DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Specialja “ndez” mediat serbe – votimi në Kuvend merr jehonë në Beograd

7 Tetor 2026
A A
Specialja “ndez” mediat serbe – votimi në Kuvend merr jehonë në Beograd
Share on Facebook

Zhvillimet e mbrëmshme në Kuvendin e Kosovës, ku u miratuan ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, kanë marrë vëmendje të madhe edhe në mediat serbe.

Fokusi kryesor i raportimeve në Serbi është vendosur te ndikimi që ndryshimet e miratuara në Prishtinë mund të kenë mbi kompetencat e Dhomave të Specializuara dhe proceset që po zhvillohen në Hagë.

Transmetuesi publik serb, RTS, i ka kushtuar një analizë të posaçme zhvillimeve, duke ngritur pyetjen se çfarë nënkuptojnë ndryshimet e Ligjit për Specialen dhe çfarë efekti mund të kenë ato në Hagë.

RTS ka cituar juristin Dragan Pashiç, i cili ka pretenduar se ndryshimet janë kryesisht për “përdorim të brendshëm” dhe se, sipas vlerësimit të tij, ato nuk do të prodhojnë efekt juridik mbi proceset në Hagë.

Ky është interpretim juridik i personit të cituar nga RTS dhe jo qëndrim zyrtar i Dhomave të Specializuara.

Media publike serbe ka raportuar veçmas edhe për votimin në Kuvend, duke vënë theksin te dispozitat që lidhen me juridiksionin e Speciales, kufirin maksimal të dënimit dhe mundësinë e faljes.

Edhe “Kosovo Online” e ka përcjellë nga afër seancën e mbrëmshme, duke raportuar për miratimin e ndryshimeve para se Kuvendi të kalonte te procesi i zgjedhjes së Presidentes së Kosovës.

Kjo media i ka kushtuar hapësirë edhe Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, duke publikuar një profil të saj dhe duke vënë në fokus qëndrimet që ajo kishte shprehur më herët lidhur me Gjykatën Speciale.

Në anën tjetër, KoSSev është fokusuar më shumë në përmbajtjen juridike të ndryshimeve.

Sipas raportimit të kësaj mediaje, ndryshimet parashohin kufizimin e juridiksionit të Dhomave të Specializuara te veprat që lidhen drejtpërdrejt me pretendimet e raportit të Dick Martyt.

Në fokus të raportimit janë vendosur gjithashtu dispozitat për kufirin maksimal prej 15 vjetësh burgim, vuajtjen e dënimeve në Kosovë dhe mundësinë e faljes presidenciale.

Raportimet e mediave serbe tregojnë se një nga çështjet kryesore që po shtrohet pas votimit të mbrëmshëm është se çfarë efekti juridik do të mund të prodhojnë ndryshimet e miratuara në Kosovë mbi Dhomat e Specializuara dhe proceset që tashmë zhvillohen në Hagë.

Për këtë çështje pritet të ketë interpretime dhe zhvillime të mëtejshme.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 200)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com