DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Krimi në Shkodër: “Vdes për ty, më ikin fjalët kur t’shoh në sy” – dedikimet që 34-vjeçari i bënte të dashurës

18 Shkurt 2025
A A
E rëndë në Podujevë: 36-vjeçari humb jetën në QKMF, po merrte infuzion për shkak të gripit sezonal
Share on FacebookShare on Twitter

Historia e dashurisë së një çifti në Shkodër ka përfunduar në mënyrën më tragjike, me një të vetëvrarë dhe një tjetër në spital duke luftuar me vdekjen. Bëhet fjalë për shtetasit Kolë Manaj, 34 vjeç nga Shkodra, dhe Anila Ndoka, 44 vjeç nga Rubiku, të cilët prej pesë vitesh bashkëjetonin me njëri-tjetrin.

Manaj humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Ndoka ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Anila, nënë e tre fëmijëve nga martesa e parë, kishte nisur një lidhje dashurie me Kolën nga Shkodra. Në rrjetet sociale ata shfaqeshin shumë të dashuruar, por ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i ngjarjes tragjike.

34-vjeçari shpërndante shpesh në rrjetin Tik Tok dedikime për të dashurën, ku nuk ngurronte t’i shprehte dashurinë.

“Vdes për ty! Në shkoftë një ditë pa të përmendur pa i thënë vetes sa shumë të dua do të thotë se jam çmendur ose diell nuk lind më për mua. Nuk di ç’të them, ndaj dhe hesht më ikin fjalët kur t’shoh në sy kam mendu diçka të thjeshtë shqip e bukur “vdes për ty””-shkruhet në dhuratën që 34-vjeçari i kishte bërë 40-vjeçares.

Dyshohet se një sherr mes tyre brenda makinës në pronësi të Anila Ndokës ka bërë që i riu të përdorë armën e zjarrit.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe më pas një ambulancë ka transportuar 44-vjeçaren drejt spitalit.

Ndërsa trupi i të riut është dërguar në morgun e qytetit. Brenda makinës, policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë, ndërsa janë sekuestruar edhe telefonat e viktimave për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 478)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 462)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (138)
  • Shpallje (1)
  • Sport (254)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com