DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Specialja nuk flet rreth gjendjes shëndetësore të Thaçit: S’komentojmë për shkak të privatësisë

18 Shkurt 2025
A A
Babai i Thaçit në gjendje të rëndë, Gjykata Speciale ia refuzon kërkesën për vizitë në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ishte prezent në seancën e sotme në Hagë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Kjo ishte arsyeja për çka kjo seancë u ndërpre fillimisht, por pastaj vazhdoi pa prezencën e Thaçit.

Dhomat e Specializuara të Hagës, nuk dhanë detaje rreth gjendjes shëndetësore të ish-presidentit.

Zëdhënësi i DHSK-së, Michael Doyle, “për arsye të privatësisë”, duke shtuar se nuk është e pazakontë që kur të akuzuarit nuk ndihen mirë me shëndet të mungojnë në seanca.

“Seanca e sotme u ndërpre në fillim për shkak të mungesës së z.Thaçi në sallën e gjyqit, por më pas u sqarua nga avokati i z. Thaçi se z. Thaçi kishte hequr dorë nga e drejta për të qenë i pranishëm sot në gjykatë, në përputhje me Rregulloren e Punës dhe Provave. Për arsye të privatësisë, ne nuk mund të komentojmë përtej asaj që është përmendur në seancën gjyqësore publike”, tha Doyle.

Doyle theksoi se në raste të tilla seancat vazhdojnë edhe kur ia akuzuari heq dorë nga e drejta për të qenë prezent.

“Mund t’ju them se në përgjithësi, nuk ka qenë e pazakontë që të akuzuarit në rastet e ndryshme të mungojnë në seancat individuale nëse nuk ndihen mirë atë ditë. Në raste të tilla, Rregullat parashikojnë që seancat mund të vazhdojnë në mungesë të një të akuzuari nëse ai heq dorë nga e drejta për të qenë i pranishëm”, theksoi zëdhënësi i DHSK-së, Michael Doyle.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 478)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 462)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (138)
  • Shpallje (1)
  • Sport (254)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com