Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës.
Hargreaves i ka uruar sukses në detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me presidenten e re dhe institucionet e Kosovës.
“Urimet e mia të përzemërta për Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës. I uroj çdo sukses në këtë rol të rëndësishëm”, ka shkruar Hargreaves.
Ambasadori britanik ka thënë se pret të punojë me presidenten dhe institucionet e Kosovës për të thelluar partneritetin mes dy vendeve.
“Pres të punoj me Presidenten dhe të gjitha institucionet e Kosovës për të thelluar partneritetin tonë të kahershëm, ndërsa Kosova ecën drejt së ardhmes së saj multietnike, demokratike dhe euroatlantike”, thuhet në mesazhin e tij.
