DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hamza mbron votimin për Specialen: Kuvendi e ka kry punën e vet, ligji është aprovuar rregullisht

7 Tetor 2026
A A
Hamza i përgjigjet Kurtit pas propozimit të dy emrave për president
Share on Facebook

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka komentuar miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara në seancën e së martës në Kuvendin e Kosovës.

Hamza ka thënë se Kuvendi dhe deputetët e kanë kryer përgjegjësinë e tyre, ndërsa ka vlerësuar se ligji është miratuar në mënyrë të rregullt dhe procedurale.

“​​Kuvendi e ka kry punën e vet, deputetët e kanë kry punën e vet. Një prej detyrave dhe përgjegjësive kryesore të Kuvendit është me aprovu ligje. Kuvendi aprovon ligje, ndërsa të cilët janë të detyruar me i zbatu, duhet me i zbatu ligjet”, ka thënë Hamza.

Ai ka theksuar se, sipas PDK-së, ligji është miratuar në përputhje me procedurat.

“Ne konsiderojmë që Kuvendi e ka aprovu ligjin në mënyrë të rregullt, procedurale dhe kam thënë që ligji është i zbatueshëm për të gjithë”, është shprehur ai.

Hamza ka thënë se Kuvendi ka kompetenca edhe për ndryshimin e Kushtetutës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, duke iu referuar kompetencave të tij ligjvënëse.

Miratimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara u bë të martën, ndërsa pak më pas Kuvendi zgjodhi Justina Shiroka-Pulën Presidente të Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 200)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com