DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gërvalla pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Tash kemi katër vjet punë për reforma të thella në drejtësi

7 Tetor 2026
A A
Gërvalla pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Tash kemi katër vjet punë për reforma të thella në drejtësi
Share on Facebook

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës Presidente e Republikës së Kosovës.

Gërvalla-Schwarz e ka cilësuar zgjedhjen e Shiroka-Pulës si vendosje në krye të vendit të një gruaje me, siç ka thënë ajo, integritet dhe profesionalizëm të dëshmuar.

“Tash kemi para vetes shumë punë. 4 vjet për të realizuar jo vetëm premtimet tona elektorale, por për të përmbyllur reformat e domosdoshme”, ka shkruar Gërvalla-Schwarz.

Ajo ka renditur një sërë reformash që, sipas saj, duhet të realizohen gjatë mandatit të ardhshëm.

Ndër prioritetet e përmendura janë funksionalizimi i plotë i Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, zbatimi i pakos së ligjeve për reformën në drejtësi dhe vetingu në sistemin e drejtësisë.

Gërvalla-Schwarz ka përmendur edhe themelimin e Gjykatës për Çështje Familjare, digjitalizimin e sistemit të drejtësisë, krijimin e një Prokurorie të re të specializuar për krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, si dhe Zyrës për Hetime Disiplinore.

Ajo ka thënë se institucionet duhet të mbështesin edhe hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës dhe përpjekjet për sjelljen para drejtësisë të personave përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Të gjithë këta hapa dhe këto reforma do ta bëjnë drejtësinë më të fortë, institucionet më të përgjegjshme dhe qytetarin më të sigurt”, ka shkruar ajo.

Gërvalla-Schwarz e ka uruar Presidenten e re dhe qytetarët e Kosovës, duke thënë se stabiliteti institucional duhet të shndërrohet në punë, reforma dhe rezultate.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 200)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com