DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Molliqaj: Thelbi i pushtetit të Kurtit është i rrezikshëm

7 Tetor 2026
A A
Molliqaj, Kurtit: Skenderaji 8.5% buxhet vetanak? S’fol për komunat ‘e tij’, Podujeva veç 6%
Share on Facebook

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur për personalitetin dhe mënyrën e funksionimit politik të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Molliqaj ka thënë se ideologjia e Kurtit është autoritare dhe me tendencë totalitare.

Në emisionin “DPT Te Fidani”, ai ka deklaruar se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje është i paparashikueshëm sa i përket aspektit taktik dhe strategjik.

Megjithatë, sipas Molliqajt, Kurti është i parashikueshëm vetëm në kuadër të ideologjisë së tij.

“Thelbi i pushtetit të Albin Kurtit është i rrezikshëm. E kur është i rrezikshëm, aty s’ka kritere për idenë e tij. As gjaku, as dëshmori, as e ardhmja, as kërkush. Dhe, kjo nuk ka të bëjë me Albin Kurtin, si djalë i dikujt ose si i rritur në Prishtinë, kjo ka të bëjë me idetë e Albin Kurtit, të cilat janë ku të duash. Tek ai është personifikuar personaliteti i Albin Kurtit.

Prandaj, kushdo që mendon që Albin Kurti mund të kuptohet nga gjestet, nga historia, e ka gabim. Albin Kurti kuptohet nga strategjia e taktika. E di ka njerëz që mendojnë që dinë strategji e taktikë, teorinë e lojës e luajnë mirë, e ka. As aty nuk e gjen.

Albin Kurti kuptohet dhe shpjegohet veç përmes ideologjisë, të cilën ai e ka përqafuar. Veç aty është i parashikueshëm… Ideologjia e tij është autoritare edhe me tendencë totalitare që nuk njeh demokracinë dhe që është subjekti i fundit i historisë në kuptimin që historia i ka dhënë një detyrë këtij me krye. Në kuadër të kësaj lejohet gjithçka”, tha ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 200)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com