DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Buzhala: Kurti bëri kompromis për herë të parë që nga viti 2021

7 Tetor 2026
A A
Buzhala: Kurti bëri kompromis për herë të parë që nga viti 2021
Share on Facebook

Gazetari Berat Buzhala ka komentuar në emisionin “Forum” në DTV Media zhvillimet politike të ditës së djeshme dhe marrëveshjen që çoi drejt zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës.

Buzhala tha se, sipas tij, për herë të parë që nga shkurti i vitit 2021, Albin Kurti bëri kompromis politik.

Duke iu referuar një prej qëndrimeve të tij të njohura për Kurtin, Buzhala tha se kryeministri kishte insistuar vazhdimisht që kompromiset të bëheshin “në periferi dhe jo në qendër”.

Sipas Buzhalës, Kurti nuk kishte interes të shkonte në zgjedhje në këtë fazë, pasi, siç tha ai, “s’kishte çka të fitonte, por kishte çka të humbte”.

Ai komentoi edhe marrëveshjen politike që mundësoi zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës Presidente të Kosovës, duke thënë se Kurti “lëshoi pe” pak para skadimit të afatit.

Buzhala kritikoi gjithashtu përqendrimin e pushtetit institucional, duke pretenduar se nuk është e shëndetshme që një parti politike t’i ketë të gjitha funksionet kryesore të shtetit, përfshirë postet e kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe ndikimin në zgjedhjen e presidentit.

“Me pushtet e me pare nuk ngihet kurrë njeri”, tha Buzhala gjatë diskutimit, duke iu referuar Kurtit.

Gazetari foli edhe për vitin e kaluar politik, për të cilin tha se ka qenë i rëndësishëm për Kurtin në raport me institucionet e drejtësisë. Sipas tij, zhvillimet politike janë shoqëruar edhe me protesta të vazhdueshme në shesh.

Në fund, Buzhala e përsëriti qëndrimin e tij se Kurti ka bërë një kompromis politik, duke e cilësuar këtë si një zhvillim të pazakontë në qasjen e tij politike që nga viti 2021.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 200)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com