DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dukagjin Gorani: Kurti nuk mund të zhvishet nga përgjegjësia, është shefi i vendit

7 Tetor 2026
A A
Dukagjin Gorani: Kurti nuk mund të zhvishet nga përgjegjësia, është shefi i vendit
Share on Facebook

Analisti politik Dukagjin Gorani ka folur në emisionin “Forum” në DTV Media për zhvillimet e fundit politike dhe debatet rreth ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Gorani tha se kryeministri Albin Kurti nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë për zbatimin e ligjeve të miratuara nga Kuvendi.

“Kurti nuk mund të zhvishet nga përgjegjësia, sepse është shefi i vendit”, tha Gorani, duke shtuar se Kuvendi miraton ligjet, ndërsa Qeveria është përgjegjëse për zbatimin e tyre.

Sipas tij, ligji i miratuar nga Kuvendi tashmë i krijon përgjegjësi Qeverisë për hapat e mëtejshëm.

“Kurti ka me zbatu këtë ligj, mos t’ia marrë mendja, le të lëshojë rrugë”, deklaroi Gorani.

Ai tha se po krijohet përshtypja se edhe Kuvendi edhe Qeveria po kërkojnë mënyrën për të gjetur një arsyetim që të mos e zbatojnë ligjin.

“Unë po e shoh që edhe Kuvendi edhe Qeveria janë tu u ba gati me gjet arsyetimin më të mirë që mos me nis këtë luftë”, tha Gorani.

Sipas tij, një situatë e tillë mund të ndikojë te qytetarët që kanë protestuar kundër zhvillimeve në lidhje me Dhomat e Specializuara.

Gorani paralajmëroi se këta protestues mund të ndihen të mashtruar ose të tradhtuar nëse, sipas tij, pas reagimeve të aleatëve ndërkombëtarë, institucionet tërhiqen nga zbatimi i ligjit.

Deklaratat e Goranit vijnë pas reagimeve të aleatëve të Kosovës lidhur me ligjin për Dhomat e Specializuara dhe debatit të krijuar rreth zbatimit të tij.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 200)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com