DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

E goditi bashkëshortin të paktën 11 herë me sëpatë në Francë – Apeli ia vërteton dënimin me 23 vjet burgim Suzana Zogëjani-Sekiraqës

8 Tetor 2026
A A
E goditi bashkëshortin të paktën 11 herë me sëpatë në Francë – Apeli ia vërteton dënimin me 23 vjet burgim Suzana Zogëjani-Sekiraqës
Share on Facebook

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar dënimin me 23 vjet burgim ndaj Suzana Zogëjani-Sekiraqës, e shpallur fajtore për vrasjen e rëndë të bashkëshortit të saj në Francë.

Gazeta ka siguruar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, të datës 8 shtator 2026, përmes të cilit janë refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, përfaqësuesit të palës së dëmtuar dhe mbrojtjes së të dënuarës.

Me këtë vendim, Apeli ka lënë në fuqi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të 10 prillit 2026, me të cilin Zogëjani-Sekiraqa ishte dënuar me 23 vjet burgim për veprën penale të vrasjes së rëndë.

E goditi të paktën 11 herë me sëpatë
Sipas aktgjykimit që ka siguruar Sinjali, gjykata ka konstatuar se Zogëjani-Sekiraqa e kishte goditur bashkëshortin e saj, A.S., të paktën 11 herë me sëpatë, kryesisht në pjesën e kokës dhe qafës.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore është konstatuar se disa prej goditjeve ishin shkaktuar derisa viktima ndodhej e shtrirë në krevat, me shpinë të kthyer nga e dënuara.

Pas kryerjes së vrasjes, sipas gjykatës, Zogëjani-Sekiraqa kishte marrë fëmijët dhe ishte larguar me automjet nga Franca drejt Kosovës.

Mbrojtja pretendoi se kishte vepruar në vetëmbrojtje
Gjatë procedurës gjyqësore, mbrojtja kishte pretenduar se e dënuara kishte qenë viktimë e dhunës së vazhdueshme familjare dhe se kishte vepruar në mbrojtje të nevojshme ose në gjendje të tronditjes së fortë mendore.

Mbrojtja kishte ngritur gjithashtu pretendime për sjellje abuzive të viktimës ndaj fëmijës së tyre të mitur.

Megjithatë, Gjykata e Apelit ka vlerësuar se pretendimet për një sulm të atëçastshëm ndaj të dënuarës nuk janë mbështetur me prova.

Sipas gjykatës, provat mjeko-ligjore dhe rrethanat e ngjarjes nuk e mbështesin pretendimin se vrasja ishte kryer në vetëmbrojtje.

Gjykata ka vlerësuar se Zogëjani-Sekiraqa kishte vepruar me dashje të drejtpërdrejtë.

Prokuroria kërkoi dënim më të rëndë
Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar kishin kërkuar që dënimi prej 23 vjetësh të ashpërsohej, duke konsideruar se shkalla e dhunës dhe mënyra e kryerjes së vrasjes përbënin rrethana të rënda.

Në anën tjetër, mbrojtja kishte kërkuar lirimin nga akuza ose kthimin e rastit në rigjykim, duke kundërshtuar vlerësimin e provave dhe kualifikimin juridik të veprës penale.

Gjykata e Apelit i ka refuzuar të gjitha ankesat, duke vlerësuar se gjykata e shkallës së parë kishte marrë parasysh si rrethanat rënduese, ashtu edhe ato lehtësuese, përfshirë faktin se e dënuara është nënë e dy fëmijëve dhe nuk kishte qenë e dënuar më parë.

Në dënimin prej 23 vjetësh burgim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 5 tetori 2018.

Vendimi është marrë nga kolegji i Gjykatës së Apelit, i kryesuar nga gjyqtarja Kadrije Goga Lubishtani, me anëtarë gjyqtarët Xhevdet Abazi dhe Mentor Hajraj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 197)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com