Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, ka folur në emisionin “Forum” në DTV Media për qëndrimin e fundit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, lidhur me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për Dhomat e Specializuara në Hagë.
Pantina tha se e ka të vështirë të komentojë në thelb përmbajtjen juridike të ligjit, pasi, siç u shpreh, nuk është juriste për të analizuar nëse ky ligj bie ndesh me ligjin bazë.
Ajo megjithatë shprehu skepticizëm lidhur me efektin që mund të ketë ligji i miratuar.
“Jam skeptike që ky ligj mund ta ketë efektin e dëshiruar”, ka thënë Pantina.
Ajo theksoi se nuk dëshiron që qëndrimi i saj të tingëllojë pesimist, por tha se ka rezerva për mënyrën se si mund të funksionojë në praktikë ligji i miratuar nga Kuvendi.
