Një shtëpi në Suharekë është bërë cak i një vjedhjeje, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur një pistoletë me pesë fishekë, si dhe disa aksesorë e bizhuteri.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ankuesi ka deklaruar se për armën e vjedhur posedonte leje.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.
