DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Një i afërt me Vetëvendosjen: Emri që pritet t’i bashkohet sot ekipit të Shiroka-Pulës

9 Tetor 2026
A A
Një i afërt me Vetëvendosjen: Emri që pritet t’i bashkohet sot ekipit të Shiroka-Pulës
Share on Facebook

Justina Shiroka-Pula, presidentja e re e vendit, po vazhdon të rrethohet nga njerëz të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

Gruaja e cila u zgjodh presidente pas dakordimit mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, pritet që sot të emërojë Bekim Kupinën në postin e këshilltarit për media, raporton bazuar në burime portali Nacionale.

Kupina, i cili ushtroi të njëjtën detyrë gjatë mandatit të ish-presidentes Vjosa Osmani, është bashkëshorti i këshilltares për media të kryeparlamentares Albulena Haxhiut, Vlora Konushevcit.Konushevci ka edhe lidhje familjare me Haxhiun, aktualisht kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Bekim Kupina është gazetar me disa vite përvojë pune në media.

Për disa vjet ka mbajtur pozitën e redaktorit në gazetën Koha Ditore dhe portalin Koha.net. Prej vitit 2020 e deri në prill 2026 ka shërbyer si këshilltar për media i Kryetares së Kuvendit të Kosovës dhe i Presidentes së Republikës së Kosovës.

Një ditë më parë, në afërsi të presidentes Shiroka-Pula u shfaq edhe Berita Abazi, ish-shefe e stafit të u.d. presidentes Haxhiu. Abazi u paraqit si pjesëtare e kabinetit të presidentes së sapozgjedhur gjatë pritjes në Presidencë të kryeministrit Albin Kurti. Mediat raportuan se ish-asamblistja e Vetëvendosjes në Prishtinë është emëruar shefe e stafit të presidentes Shiroka-Pula, por Presidenca nuk i ka konfirmuar raportimet.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 197)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com