DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kapet me mbi 6 kilogramë marihuanë në autostradën “Arbër Xhaferi”, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj shtetasit maqedonas

9 Tetor 2026
A A
Kapet me mbi 6 kilogramë marihuanë në autostradën “Arbër Xhaferi”, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj shtetasit maqedonas
Share on Facebook

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetasi të Maqedonisë së Veriut, me inicialet E.A., nën dyshimin për transportim të paautorizuar të narkotikëve. Në veturën e tij, në autostradën “Arbër Xhaferi”, policia kishte gjetur mbi gjashtë kilogramë marihuanë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri ndodhet në paraburgim që nga 30 janari 2026, kur edhe dyshohet se ka kryer veprën penale.

Sipas aktakuzës, më 30 janar, rreth orës 20:30, në afërsi të daljes së autostradës në fshatin Doganaj, policia ndaloi veturën e tij të tipit “VW Passat”, me ngjyrë të zezë.

Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës, policia gjeti një çantë dhe një qese najloni, në të cilat kishte marihuanë të ndarë në 20 paketime, me peshë të përgjithshme prej 6 kilogramësh e 121.08 gramësh.

Prokuroria dyshon se i pandehuri kishte vepruar sipas udhëzimeve të dy personave të tjerë, me inicialet M.Q. dhe A.R.

Sipas përshkrimit në aktakuzë, fillimisht E.A. kishte shkuar me veturë në hyrje të Podujevës, ku ishte ndalur te pompa e derivateve “Hib Petrol” dhe kishte kontaktuar me telefon me A.R.

Pas disa minutash, një person me veturë i kishte kërkuar ta përcillte. Më pas, ata ishin ndalur në parkingun e një marketi, ku kishin arritur disa persona me dy vetura “Mercedes” dhe një kombi të tipit “Volkswagen Transporter”.

Sipas Prokurorisë, personat e tjerë nuk e kishin lejuar E.A. të dilte nga vetura, ndërsa në bagazhin e saj kishin vendosur një çantë dhe një qese najloni. Më pas, ata e kishin përcjellë deri në kyçjen e autostradës në drejtim të Hanit të Elezit.

Në dalje të autostradës, në fshatin Doganaj, vetura ishte ndaluar nga policia, e cila gjatë kontrollit kishte zbuluar dhe sekuestruar substancën narkotike.

Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267, paragrafi 2, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 194)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com