DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Policia: Dy të vrarë e një i plagosur në Livoç, dorasi u dorëzua

9 Tetor 2026
A A
E FUNDIT: Raportohet për një grua të vrarë dhe një person të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Gjilan
Share on Facebook

Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e Gazetës për tragjedinë në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku dy persona, një burrë dhe një grua, rreth 30-vjeçarë, dyshohet se janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur.

Burimet kanë bërë të ditur se i dyshuari për rastin është Valon Ramushi, i cili, sipas njoftimit zyrtar të Policisë, është vetëdorëzuar.

Sipas Policisë, rasti është raportuar sot, më 9 tetor, rreth orës 14:25, në Stacionin Policor në Gjilan. Njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë intervenuar edhe dy prokurorë të Shtetit dhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.

Viktima e parë, një burrë rreth 30-vjeçar, është gjetur pa shenja jete brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan. Sipas Policisë, dyshohet se të dy janë qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Ndërkohë, një person tjetër që ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pasi ka marrë ndihmën e parë në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Sipas informatave fillestare, mes të dyshuarit dhe viktimave ekziston një lidhje familjare. Megjithatë, motivi që çoi deri te kjo ngjarje ende nuk dihet.

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë relevante hetimore, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave, përcaktimin e motivit dhe dokumentimin e rastit.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 190)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com