DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gjykata Supreme i reagon Përparim Ramës: Shmangni presionin, respektoni pavarësinë tonë

9 Tetor 2026
A A
Gjykata Supreme i reagon Përparim Ramës: Shmangni presionin, respektoni pavarësinë tonë
Share on Facebook

Gjykata Supreme e Kosovës ka reaguar publikisht pas thirrjeve të Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe paralajmërimit për protestë nga punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), lidhur me vonesat në marrjen e pagave si pasojë e bllokimit të llogarive bankare të ndërmarrjes.

Përmes një sqarimi për opinionin publik, Supremja ka bërë të ditur se lënda (E. Rev. nr. 49/2026) është pranuar më 21 gusht 2026 dhe aktualisht është në proces shqyrtimi. Gjykata kërkoi nga zyrtarët komunalë dhe palët e tjera që të shmangin çfarëdo forme presioni që cenon pavarësinë e gjyqësorit.

„Gjykata Supreme respekton të drejtën e qytetarëve dhe punëtorëve për të shprehur shqetësimet e tyre në mënyrë paqësore dhe në përputhje me ligjin. Njëkohësisht, rikujton rëndësinë e respektimit të pavarësisë së gjyqësorit dhe të shmangies së çdo forme të presionit që mund të perceptohet si ndërhyrje në procesin e vendimmarrjes gjyqësore”, thuhet në reagimin e Gjykatës Supreme.

Pavarësisht kërkesës së Ramës që rasti të trajtohet me prioritet për shkak të pamundësisë së ekzekutimit të pagave për punëtorët, Supremja sqaroi se nuk mund të paragjykojë afatin e përfundimit të lëndës.

„Gjykata Supreme e kupton rëndësinë e shqetësimeve të ngritura lidhur me gjendjen e punëtorëve të Ndërmarrjes Publike Banesore… Megjithatë, Gjykata thekson se shqyrtimi i çështjeve gjyqësore zhvillohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Përcaktimi i prioriteteve për shqyrtimin e lëndëve bëhet në pajtim me dispozitat ligjore përkatëse duke garantuar trajtim të paanshëm dhe të barabartë të palëve”, thuhet më tej në sqarim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 190)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com