Është duke vazhduar numërimi i votave të kandidatëve për deputet.
Deri më tani janë numëruar 78% të votave, derisa media ka siguruar ekskluzivisht gjendjen momentale të votave të Koalicionit AAK-Nisma-E30.
Nga përditësimi i fundit ka ndryshime drastike në Top 10-she, ku dy kandidatë të Nismës iu janë bashkangjitur Fatmir Limajt në këtë zonë.
Bëhet fjalë për Arbëreshë Krasniqin dhe Vesel Krasniqin, që deri tash kanë siguruar 8484 vota, përkahtësisht 8022.

