DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Pse të mos jetë 500 euro edhe pensioni?” – Kastrati kërkon që pensionet të barazohen me pagën minimale

10 Tetor 2026
A A
“Pse të mos jetë 500 euro edhe pensioni?” – Kastrati kërkon që pensionet të barazohen me pagën minimale
Share on Facebook

Sekretari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Sherif Kastrati, ka kritikuar nivelin aktual të pensioneve në vend, duke e vënë theksin te dallimi mes pensioneve dhe pagës minimale.

Kastrati ka thënë se pensioni bazik është rritur ndjeshëm që nga ardhja në pushtet e Qeverisë Kurti, por, sipas tij, pensioni kontributdhënës është rritur shumë më pak dhe tashmë është afruar me nivelin e pensionit bazik.

“150 euro është rrit pensioni bazik, diku i bie 50% prej që ka ardhë në Qeveri Kurti, ndërsa pensionin kontributdhënës e ka rrit shumë më pak. Gati e mbërrin pensioni bazik atë kontributdhënës. Është anomali, nuk është normal ajo punë”, ka deklaruar Kastrati.

Ai ka krahasuar nivelin e pensionit kontributdhënës me pagën minimale, duke thënë se dallimi mes tyre është zgjeruar ndjeshëm gjatë viteve.

“Ne në vitin 2021 e kemi pasur pensionin kontributdhënës 198 euro, ndërsa paga minimale ka qenë 188 euro, do të thotë 10 euro më e vogël. Tash pensioni është 239 euro, ndërsa paga minimale është 500 euro”, ka thënë ai.

Kastrati ka theksuar se nuk është kundër rritjes së pagës minimale, por ka kërkuar që edhe pensionet të përshtaten me këtë nivel.

“Unë asgjë s’kam kundër pagës minimale dhe e përgëzoj Qeverinë, mirëpo ne së paku duhet ta kemi pensionin sa paga minimale. Pse të mos jetë 500 euro edhe pensioni?”, është shprehur Kastrati.

Sipas tij, pensionet duhet të kenë një lidhje më të madhe me zhvillimin ekonomik dhe rritjen e pagave në vend.

“Ecja e parasë pensionale me ecjen ekonomike jemi shumë larg. Standardi jonë është aq i ulët sa nuk mund të merret me mend. Ky nuk është as pension, as asistencë. Do të thotë, kurrfarë kërkese nuk mundemi ne me realizu me këtë pension”, ka deklaruar Kastrati.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 188)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com