DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kryeministri i Bullgarisë uron Kurtin dhe e fton në vizitë

11 Tetor 2026
A A
Kryeministri i Bullgarisë uron Kurtin dhe e fton në vizitë
Share on Facebook

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi për Qeverinë dhe mandatin e ri nga kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.

“Kam kënaqësinë t’ju shpreh urimet e mia më të sinqerta me rastin e formimit të suksesshëm të qeverisë së re dhe marrjes së detyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Dinamika e marrëdhënieve ndërkombëtare kërkon përpjekje të vazhdueshme për mbrojtjen efektive të interesave kombëtare. Angazhimi juaj i palodhur për konsolidimin e Kosovës si anëtare e pavarur dhe e denjë e bashkësisë ndërkombëtare përbën një arsye të fortë për të besuar në suksesin e misionit tuaj”, shkroi kryeministri Radev.

Tutje në letrën e tij, kryeministri Radev shprehu mbështetjen e Qeverisë së Bullgarisë për Kosovën në proceset integruese.

Ju siguroj për gatishmërinë e qeverisë së drejtuar prej meje për të vazhduar mbështetjen për ofrimin e një perspektive të qartë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe për anëtarësimin e plotë të vendit tuaj në Këshillin e Evropës”, vazhdoi ai.

Me qëllim thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, kryeministri Radev ftoi kryeministrin Kurti për vizitë në Bullgari.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe kontaktet miqësore personale përbëjnë një bazë të mirëfilltë për thellimin e mëtejshëm të lidhjeve ndërmjet nesh. Jam i bindur se një vizitë juaja zyrtare në Bullgari në të ardhmen e afërt do të kontribuojë ndjeshëm në ngritjen e partneritetit ndërmjet dy vendeve tona në një nivel të ri, më të lartë. Ju lutem pranoni, i nderuar zoti Kryeministër, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, përfundoi letrën kryeministri Radev.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 182)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com