DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rasti i fundit në Gjilan – 17 vrasje në Kosovë në nëntë muajt e parë të vitit

13 Tetor 2026
A A
Policia e konfirmon tragjedinë në Gjilan: Viktima një 29-vjeçar, i dyshuari në arrati
Share on Facebook

Brenda vetëm dy ditësh, Gjilani u trondit nga dy ngjarje të rënda, ku humbën jetën tre persona. Dy vrasje brenda pak orësh kanë rikthyer shqetësimin për sigurinë dhe dhunën në vend.

Ngjarja e parë ndodhi të premten në Livoç të Ulët, ku një burrë dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllain e saj. Pas krimit, ai u dorëzua në polici, ndërsa ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Vetëm dy ditë më vonë, të dielën, një tjetër ngjarje e rëndë tronditi këtë komunë. Në fshatin Pogragjë, një baba dyshohet se i mori jetën djalit të tij. I dyshuari ndodhet ende në arrati.

Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se nga janari deri në shtator të këtij viti janë evidentuar 17 raste të vrasjeve, përfshirë 12 raste të cilësuara si vrasje të rënda dhe dy raste të vrasjes nga pakujdesia

Ndërkohë, gjatë gjithë vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 17 vrasje.

Humbja e jetëve në rrethana të tilla mbetet një shqetësim serioz për shoqërinë, ndërsa parandalimi i dhunës dhe trajtimi me kohë i konflikteve vazhdojnë të jenë sfida të rëndësishme.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 182)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com