DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

IKD kërkon reagim urgjent nga Qeveria e Presidentja: Të ndalen kërcënimet ndaj gazetarëve

13 Tetor 2026
A A
IKD kërkon reagim urgjent nga Qeveria e Presidentja: Të ndalen kërcënimet ndaj gazetarëve
Share on Facebook

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka dënuar linçimin publik, kërcënimet dhe presionin ndaj gazetarëve Fidan Jupolli dhe Lirim Mehmetaj, duke kërkuar reagim të shpejtë nga institucionet e vendit për të garantuar sigurinë e tyre dhe lirinë e medias.
Në një komunikatë të publikuar të martën, IKD ka vlerësuar se këto zhvillime cenojnë jo vetëm sigurinë e gazetarëve, por edhe lirinë e shprehjes dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar.

Sipas IKD-së, institucionet kanë përgjegjësi të sigurojnë që gazetarët ta ushtrojnë profesionin pa frikë dhe pa presion për t’u tërhequr nga qëndrimet e tyre publike.

Duke iu referuar rastit të Fidan Jupollit, IKD ka theksuar se shqetësimi i ngritur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës për integritetin fizik të gazetarit dhe familjes së tij kërkon trajtim urgjent dhe serioz institucional. Sipas institutit, etiketimi i gazetarëve si të lidhur me interesa armiqësore për shkak të qëndrimeve të tyre publike mund të rrezikojë sigurinë e tyre dhe të familjarëve.

Ndërkaq, lidhur me rastin e Lirim Mehmetajt, IKD ka përmendur deklarimin e gazetarit se ishte kërcënuar pas refuzimit për ta larguar një postim kritik ndaj deputetit Fatos Geci.

Instituti ka kërkuar që ndalimi i Gani Gecit për 48 orë, nën dyshimin për kanosje, të pasohet nga një hetim i plotë dhe i paanshëm, duke respektuar prezumimin e pafajësisë.

IKD ka rikujtuar se nenet 40 dhe 42 të Kushtetutës së Kosovës garantojnë lirinë e shprehjes dhe të mediave, ndërsa neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut mbron edhe kritikën e ashpër dhe satirën politike, brenda kufijve të përcaktuar nga Konventa.

“Mospajtimi me një gazetar nuk krijon të drejtë për ta kërcënuar apo për t’ia diktuar përmbajtjen”, thuhet në komunikatë.

IKD ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të distancohet publikisht nga këto veprime, t’i dënojë ato dhe të kërkojë ndaljen e tyre. Instituti ka kritikuar edhe heshtjen e Qeverisë, duke vlerësuar se ajo mund të krijojë perceptimin e tolerimit të presionit ndaj gazetarëve.

Thirrje për distancim nga kërcënimet dhe fushatat linçuese IKD u ka drejtuar edhe subjekteve politike, duke kërkuar që ato të mos i tolerojnë veprimet e tilla nga mbështetësit e tyre.

Po ashtu, IKD i ka bërë thirrje Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, që të reagojë publikisht dhe pa vonesë. Sipas institutit, Presidentja duhet t’i dënojë këto veprime dhe të kërkojë nga institucionet përgjegjëse mbrojtjen efektive të gazetarëve.

Në fund, IKD ka kërkuar nga Policia dhe Prokuroria e Shtetit që të zhvillojnë hetime të shpejta, të pavarura dhe efektive për kërcënimet, të vlerësojnë nivelin e rrezikut dhe, sipas nevojës, të ndërmarrin masa mbrojtëse edhe për familjarët e gazetarëve të ekspozuar.

Sipas IKD-së, reagimi institucional duhet të parandalojë përsëritjen e rasteve të tilla dhe të sigurojë që përgjegjësit të përballen me ligjin.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 182)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com