Garë shumë interesante po bëhet në mes kandidatëve të PDK-së për të siguruar ulëse në Kuvend.
Media ka siguruar listën e plotë me votat e kandidatëve, kur janë numëruar rreth 80% e votave në nivel vendi, derisa bie në sy se në 10-shen e parë janë katër emra debutues.
Sala Jashari që është padyshim senzacioni i këtyre zgjedhjeve rënditet e pesta me 29277 vota, ndërsa menjëherë pas saj është Përparim Gruda me 24483 sosh.
Në vendin e 8 dhe 11 janë gjeneralët e UÇK-së, Jakup Nura që ka arritur shifrën prej 24228 votash dhe Rrahman Rama që deri më tani ka tubuar 21515 vota.

Një tjetër befasi është edhe i 12-ti më i votuar i listës, ish-këshilltari i Thaçit, Artan Behrami, që u votua plot 21056 herë.