DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Qelaj: Specialja nuk i është nënshtruar monitorimit dhe kontrollit nga Kosova, gjetjet të adresohen në KE

14 Tetor 2026
A A
Qelaj: Specialja nuk i është nënshtruar monitorimit dhe kontrollit nga Kosova, gjetjet të adresohen në KE
Share on Facebook

Avokati i Popullit, Naim Qelaj po prezanton sot Raportin Ex officio për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në një tryezë diskutimi që po mbahet në Prishtinë.

Qelaj ka ngritur shqetësime për mungesën e transparencës dhe llogaridhënies së Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Këto konstatime janë paraqitur sot gjatë prezantimit të Raportit ex officio për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në një tryezë diskutimi në Prishtinë.

Sipas raportit, Dhomat e Specializuara nuk i janë nënshtruar monitorimit dhe kontrollit demokratik nga institucionet e Republikës së Kosovës.

“Gjykata Speciale nuk i është nënshtruar monitorimit dhe kontrollit demokratik nga institucionet e Republikës së Kosovës, duke krijuar mungesë të transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës”, thuhet në raport.

Avokati i Popullit vlerëson se mungesa e një elementi vendor dhe e mbikëqyrjes nga institucionet e Kosovës ka ngritur shqetësime edhe sa i përket respektimit të standardeve për një proces të drejtë dhe të paanshëm.

Raporti ngre shqetësime edhe për kohëzgjatjen e paraburgimit, barazinë e armëve mes palëve, pranueshmërinë e provave, monitorimin e komunikimeve dhe pavarësinë e mekanizmave mbikëqyrës.

Në raport rekomandohet që Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës të mbështesin një mekanizëm të pavarur dhe profesional për monitorimin e procedurave gjyqësore në Dhomat e Specializuara.

Po ashtu, Avokati i Popullit kërkon që shqetësimet e identifikuara t’u adresohen Këshillit të Evropës dhe mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 182)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com