DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Përplasje mes Çitakut dhe Çerkinit në Komision: Mos na jepni leksione morale, as MSA-në nuk e keni votuar

14 Tetor 2026
A A
Përplasje mes Çitakut dhe Çerkinit në Komision: Mos na jepni leksione morale, as MSA-në nuk e keni votuar
Share on Facebook

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku dhe ajo e VV-së, Krenare Çerkini janë përplasur gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar, ku debatet u zhvilluan rreth kuorumit, përgjegjësisë së pozitës dhe opozitës, si dhe angazhimit për agjendën evropiane.

Çitaku, duke iu drejtuar anëtarëve të komisionit, kërkoi nga deputetët që të jenë më të pranishëm në mbledhje, duke theksuar se pa pjesëmarrjen e opozitës, takimi nuk do të mund të mbahej për shkak të mungesës së kuorumit.

“Është mirë me qenë prezent, se po të mos ishim ne nga opozita, sot këtu mbledhja do të dështonte, sepse nuk ka kuorum”, deklaroi Çitaku, duke kërkuar që puna e komisionit të merret më seriozisht.

Në përgjigje, Çerkini theksoi se edhe në radhët e opozitës kishte mungesa, duke kërkuar që përgjegjësia për pjesëmarrje të jetë e barabartë për të gjithë anëtarët e komisionit.

Çitaku më pas rikujtoi se sigurimi i kuorumit është përgjegjësi e pozitës, ndërsa opozita ka të drejtë të mos marrë pjesë në mbledhje për arsye politike.

Ajo theksoi gjithashtu se Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme të kontribuojë në agjendën evropiane dhe të arrijë konsensus për çështjet që lidhen me integrimin evropian.

Debati u ashpërsua kur Çitaku kundërshtoi atë që e cilësoi si leksione politike dhe morale, duke kritikuar subjektin politik të cilit i përket Çerkini për mospërkrahjen e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA).

“Po e fillojmë në këtë mënyrë me përpalsje, nuk pranoj leksione as politike as morale, nga askush e aq më pak nga një subjekt politik i cili as MSA-në nuk e ka votu. Mrrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Isha shumë e kujdesshme në diskutimin tim, ne i kryejmë punët tona, brenda fuqisë politike që na e ka dhënë qytetari me votë, por ju lutem na kurseni nga leksionet morale, kombëtare, politike, sepse përfaqësoni një subjekt që as marrëveshjen e stabilizim asociimit nuk e kanë votu”, tha Çitaku.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 182)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com