DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

AGK-ja alarmohet për licencimin e Radio Policisë: Rrezik për përhapjen e narrativave partiake

14 Tetor 2026
A A
AGK-ja alarmohet për licencimin e Radio Policisë: Rrezik për përhapjen e narrativave partiake
Share on Facebook

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka konsideruar alarmues vendimin e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) për licencimin e Radio Policisë si radio shtetërore, në formën e transmetimit eksperimental.

AGK-ja në një reagim ka shprehur shqetësimin se krijimi i një radioje të drejtuar nga Policia mund t’u mundësojë institucioneve ligjzbatuese që t’i përcjellin publikut informacione të njëanshme, pa iu nënshtruar shqyrtimit kritik nga mediat.

“AGK-ja e sheh krijimin e një radioje të drejtuar nga Policia si përpjekje të institucioneve ligjzbatuese për t’i përcjellë publikut informacione të njëanshme pa iu nënshtruar shqyrtimit kritik nga mediat. Gazetarët dhe mediat duhet të kenë mundësi të bëjnë pyetje, të sfidojnë qëndrimet e Policisë dhe ta mbajnë atë përgjegjëse për punën e saj, përmes kanaleve të hapura dhe të pavarura të komunikimit”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Asociacioni ka ngritur shqetësime edhe për mundësinë e keqpërdorimit të kësaj radioje për qëllime partiake, duke përmendur udhëheqjen e sektorit të sigurisë nga ministra dhe zëvendësministra të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Duke pasur parasysh se sektori i sigurisë udhëhiqet nga ministra dhe zëvendësministra të Lëvizjes Vetëvendosje, konsiderojmë se ekziston rrezik real që kjo media shtetërore të keqpërdoret për përhapjen e narrativave partiake”, thuhet më tej në reagim.

AGK-ja kritikon edhe procesin përmes të cilit janë përzgjedhur anëtarët e KPM-së, duke pretenduar se ai ishte i komprometuar dhe se Lëvizja Vetëvendosje kishte paracaktuar kandidatët e saj të preferuar.

“Licenca është dhënë nga KPM-ja, anëtarët e së cilës janë përzgjedhur përmes një procesi të komprometuar, në të cilin Lëvizja Vetëvendosje kishte paracaktuar kandidatët e saj të preferuar. E konsiderojmë këtë vendim vazhdimësi të një qasjeje të KPM-së që favorizon pushtetin në dëm të informimit në interes publik”, thuhet në reagim.

Asociacioni ka shprehur shpresën që vendimi të kundërshtohet përmes rrugëve ligjore dhe që Radio Policia të mos bëhet funksionale.

“Shpresojmë që ky vendim të kundërshtohet përmes rrugëve ligjore dhe që Radio Policia të mos bëhet funksionale. I bëjmë thirrje KPM-së që të vendosë interesin e qytetarëve përpara interesave partiake apo qeveritare”, thuhet në reagim.

Në fund, AGK-ja ka vlerësuar bashkëpunimin e deritashëm të Policisë me gazetarët dhe mediat, por ka shprehur qëndrimin se kjo nismë nuk kontribuon në forcimin e tij.

“AGK-ja e çmon bashkëpunimin tradicionalisht të mirë të Policisë me gazetarët dhe mediat. Megjithatë, nuk e sheh këtë nismë si një hap që i shërben ruajtjes dhe forcimit të këtij bashkëpunimi”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 182)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com