DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Avokati i Gani Gecit kundërshton caktimin e paraburgimit: Jemi të bindur se do të ndryshohet në Apel

14 Tetor 2026
A A
Avokati i Gani Gecit kundërshton caktimin e paraburgimit: Jemi të bindur se do të ndryshohet në Apel
Share on Facebook

Avokati i Gani Gecit, Besnik Berisha e ka cilësuar si jo të drejtë vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj ish-deputetit Geci.

Berisha është deklaruar për media pas përfundimit të seancës dëgjimore, duke thënë se Gecit i është caktuar masa e paraburgimit vetëm për shkak të emrit të tij, e jo se kanë ekzistuar kushtet e parapara ligjore për caktimin e një mase të tillë.

Sipas Berishës, vendimi do të korrigjohet në Gjykatën e Apelit.

“E gjykojmë si një vendim të papërshtatshëm në mënyrë ligjore dhe absolutisht i panevojshëm dhe në kundërshtim me secilën praktikë që gjykata ka caktuar deri më sot. Jemi të bindur se masa është caktuar për shkak të emri të përveçëm jo për shkak të kushteve ligjore por besojmë që do të përmirësohet në Gjykatën e Apelit me një ankesë”, ka thënë avokati Berisha.

Sipas tij, mes Gecit dhe gazetarit Mehmetaj ka ndodhur një keqkuptim, pasi që Berisha ka thënë se Geci vetëm se ka kërkuar nga Mehmetaj që mos të bëhet ndërlidhja e familjes së tij me Serbinë.

“Nuk ka asnjë dilemë që Geci e respekton fjalën e lirë. Ka një keqkuptim mes asaj që është kërku dhe mes asaj që është denoncu. Geci ka kërkuar që të mos lidhet familja e tij me Serbinë përndryshe nuk ka asnjë pretendim”, ka thënë ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 182)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com