DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Tirana nën flakë pas 8 orësh protestë të dhunshme, sulmohen ministritë, Kryeministria, Piramida dhe bizneset në bulevard

14 Tetor 2026
A A
Tirana nën flakë pas 8 orësh protestë të dhunshme, sulmohen ministritë, Kryeministria, Piramida dhe bizneset në bulevard
Share on Facebook

Tetë orë protestë e dhunshme, përplasje të vazhdueshme me policinë dhe dëme të shumta materiale në Tiranë. Protestuesit lëvizën nga njëra pikë e kryeqytetit në tjetrën, duke sulmuar ndërtesa institucionesh, biznese private dhe banka, ndërsa policia ndërhyri në disa momente me autobotë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për t’i zmbrapsur.

Dhuna nisi te Ministria e Arsimit, ku godina u sulmua sërish me gurë dhe flakë. Të rinj me fytyra të mbuluara shkulën kangjellat e trotuareve, i grumbulluan përpara godinës dhe nisën ta godisnin institucionin me gurë.

Përplasjet vijuan edhe në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit sulmuan dhe dëmtuan disa biznese private. Gjatë trazirave, një bankë private e nivelit të dytë u dogj dhe u shkatërrua.

Protesta e dhunshme vazhdoi në drejtim të Sheshit “Skënderbej”, ku protestuesit u vunë flakën stolave dhe kazanëve të mbeturinave.

Një tjetër vatër e dhunës u regjistrua te Ministria e Ekonomisë. Protestuesit hynë në katin e parë të godinës, shkulën dyer, thyen xhamat dhe nxorën orenditë jashtë ambienteve të institucionit.

Sulmet prekën edhe Ministrinë e Brendshme, ku protestuesit goditën godinën dhe thyen xhamat.

Më pas, protestuesit u ndanë në dy grupime: njëri qëndroi në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa grupi tjetër u pozicionua pranë Ministrisë së Ekonomisë. Më vonë, ata u zhvendosën drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u sulmuan ndërtesat përgjatë tij.

Dëme të shumta u shkaktuan edhe te Piramida e Tiranës. Aty u thyen xhama, ndërsa pjesë të ambienteve u shkatërruan dhe u dogjën. Në të njëjtën zonë, protestuesit sulmuan edhe një tjetër bankë private të nivelit të dytë.

Pas kësaj, protestuesit vijuan drejt Kryeministrisë, ku u dogjën pemët në hyrjen anësore të godinës.

Protesta e dhunshme u zhvendos më pas edhe te ndërtesa e Kryesisë së Kuvendit. Protestuesit mësynë drejt godinës dhe tentuan të futeshin brenda saj.

Trazirat vazhduan edhe në zonën e “Kullave Binjake”, ku protestuesit shkatërruan dhe dogjën bizneset që ndodhen në katin e parë të dy godinave të njohura me këtë emër.

Gjatë tetë orëve të protestës së dhunshme, policia ndërhyri në disa prej vatrave të tensionit, duke përdorur autobotë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës me qëllim zmbrapsjen dhe shpërndarjen e protestuesve.

Sulmet ndaj institucioneve publike, bankave dhe bizneseve private, si dhe përplasjet me policinë, shkaktuan dëme të shumta materiale në disa prej zonave kryesore të kryeqytetit shqiptar.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 182)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com